Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Nis “Big Brother VIP 3”, njihuni me 3 konkurrentët e parë

Shkruar nga Newsbomb
Nis “Big Brother VIP 3”, njihuni me 3 konkurrentët e parë

Big Brother VIP 3 tashmë ka nisur rrugëtimin e radhës nën drejtimin e moderatorit Ledion Liço.

Banori i parë që u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është gazetari Drini Zeqo.

Ai ka lindur në Tiranë, në 15 qershor 1982 (41 vjeç). Që prej vitit 2002, Drini shfaqet çdo ditë në ekran. Fillimet lidhen me “Top Select” në TCH. Pas “Top Select”, filloi punë si spiker lajmesh (Top Channel, TV Klan, ABC News). Ka prezantuar spektakle, si: “Dancing with the stars”, “Tu si que vales” në Vizion Plus, e po ashtu ka një përvojë si gazetar në “Opinion”, me Blendi Fevziun, për disa vite.

“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në TCH”, tha Drini, teksa hynte në shtëpi.

Konkurrentja e dytë është moderatorja Ilnisa Agolli. Ajo ka lindur në Tiranë, në 9 mars 1987. Librat, letërsia, poezia u kthyen në lajtmotiv të fëmijërisë së saj. Vazhdoi studimet për regjisurë në Akademinë e Arteve dhe një Master Shkencor për letërsi, derisa nisi punën si gazetare. Ka qenë fillimisht në “Televizionin Planet”, ku realizonte dy emisione; “Në kinema” dhe “Perlat e rrjetit”. Më pas, punoi në teatër, si asistente-regjisore dhë më pas nisi punën si gazetare kulture në portalin “Konica”.

Në vitin 2018 nisi punën në Top Channel, me rubrikën “100 fshatrat” në “E Diell”. Më pas, prej 3 vitesh “Fshatrat e Shqipërisë” dhe “Balcan Project” në TCH, programe gjatë realizimit të të cilave udhëtoi në shumë fshatra dhe qytetet kryesore në Ballkan.

Në vitin 2013, Ilnisa u bë nënë. Në rrëfimin e saj përpara hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ajo tregoi se do ti mungojë shumë vajza e saj.

“E vetmja gjë që mund të më preki është Anaisi. Është vajza ime e cila i thash që do më shohësh 24 orë në televizor dhe kështu që jemi afër, por fakti që nuk do ta shoh më tremb dhe më dhemb”, tha ajo.

Pas saj, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u fut astrologia e njohur, Meri Shehu.

Meri është astrologia më e famshme në Shqipëri. Me një karrierë 20 vjeçare në fushën e astrologjisë, e pranishme thuajse çdo ditë në studio televizive ku bën parashikimin e yjeve për shenjat e zoodiakut. Ka përfunduar shkollën e astrologjisë në Greqi dhe njihet për humorin dhe batutat spontane.

“Mua më mungonte Big Brother, që dmth doja ta shijoja, i kam shijuar shumicën e televizioneve, shumicën e spektakleve dhe tani dua ta shijoj nga brenda këtë eksperiencë të bukur që ndiqet nga shqiptarët anë e mbanë. Do merrem me shenjat dhe aty brenda sepse është profesioni im, por pak nga pak. Do analizoj banorët nga ajo që unë di, nga shenjat e tyre”– tha Meri Shehu.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese