Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nis aksioni në terren nga Bashkia, hiqen nga puna dy faturino

Shkruar nga Newsbomb

Kontrolle për perfomancën dhe cilësinë në autobuzat e Tiranës, hiqen nga puna 2 faturino.

Hyrja në fuqi e biletës 40 lekë, ka nxjerrë në terren inspektorët e bashkisë së Tiranës për të vlersuar perfomancën dhe cilësinë e autobuzave që shërbejnë popullin shqiptar. Pas kontrollit që kanë bërë ata, kanë hequr nga puna 2 faturino. 

Njëri nga ata ka qënë i dehur, ndërsa tjetri e shiste bileten 50 lekë. Mësohet se deri në orën 11.00 e mëngjesit janë dhënë 18 gjoba për ata që kanë shkelur kushtet. Shumë persona kanë shprehur pakenaqësinë e tyre për ngritjen e çmimit të biletës, ndërsa ka patur edhe raste që disa shtetasë nuk kanë pranuar të paguajnë biletë, për këtë arsye.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.