Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Nis AKSIONI i Tatimeve, 20 mijë subjekte në sitën e inspektorëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Strukturat e Zbatimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë nisur verifikimet në terren për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Në këtë kuadër u realizuan vizita në disa subjekte në zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës, ndërsa do të vijohet në të gjitha zonat turistike të vendit ku do të verifikohen më shumë se 20,000 tatimpagues.

Qëllimi i këtyre vizitave është kontrolli dhe verifikimi i tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në këtë sektor, në mënyrë që të sigurohet respektimi i një sërë detyrimeve, si: për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore; për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport; për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij; për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm; për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

AT në asnjë rast nuk ka për qëllim ndëshkimin e subjekteve, por edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin për përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, të përcaktuara nga legjislacioni, si dhe nxjtjen për të realizuar në kohë pagesat.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img