Hapësire reklamuese

Rajoni

Nipi telefonon Policinë dhe thotë se gjyshi është vetëvrarë, Prokuroria urdhëron arrestimin dhe e akuzon për vrasje

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij. Nipi, fillimisht ka marrë policinë dhe i ka thënë se gjyshi ishte vetëvrarë.

“Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ricilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë”, ka bërë të ditur Policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Novobërdë, në periferi të Prishtinës. Policia ka arrestuar ankuesin, nipin e viktimës, në cilësinë e të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll