Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Nipi i tij në kërkim për “vrasje”, reagon deputeti i PS: Kam tre muaj që nuk kam folur, e di se është jashtë shtetit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rrahman Rraja, deputet i Partisë Socialiste, reagon për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë është dhe nipi i tij 28 vjeçar. Ai ka thënë se nuk e dinte që nipi Ramazan Rraja ishte i implikuar në ngjarjen e Lezhës.

28 vjeçari bashkë me dy persona të tjerë tentuan të rrëmbenin një person dhe u futën në lokal me maska e të armatosur. Madje, deputeti socialist është shprehur se e dinte se nipi i tij ishte jashtë shtetit.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur deputeti Rrahman Rraja, për Fax News. Edhe Policia e Shtetit ka konfirmuar se menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në 13 nëntor në Zejmen të Lezhës, Ramazan Raja dhe dy shokët e tij janë larguar nga Shqipëria.

Deputeti Rrahman Rraja është përmendur shpesh herë në media për shkak të historive problematike të djalit dhe nipërve të tij, të cilët janë përfshirë në ngjarje të rënda dhe në ato më banalet. Konkretisht, nipi i tij Ramazan Rraja:

 Është një person problematik që është ndaluar nga Policia për ngjarje të ndryshme, por “çuditërisht” është liruar, shkruan newsbomb.al. Në vitin 2019 ky person është rrahur me mbështetës të PD në Vorë, për zgjedhjet që bëheshin atë vit.

Më vonë, në vitin 2020 ky shtetas dhunoi barbarisht një vajzë në ambientet e QSUT. Ngjarja u filmua nga persona të tjerë dhe u shpërnda gjerësisht në media. Edhe për këtë rast Ramazan Rraja doli i pastër.

Nipi i deputetit të PS u arrestua dhe nga policia belge, si pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, por u lirua me vendim gjykate në muajin Maj të këtij viti, me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për mbajtjen e tij pas hekurave, shkruan newsbomb.al.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img