Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Nipi i diktatorit la burgun, zbardhet VENDIMI që liroi Ermal Hoxhën

spot_img

Lajme të ngjashëm

c972709fc304baf4bf300b907fcf7288

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Fierit për lirimin nga burgu të nipit të diktatorit, Ermal Hoxha.

Sipas vendimit, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e Ermal Hoxhës për pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Ermal Hoxha të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Ermal Hoxha u arrestua gjatë aksionit të policisë në Xibrakë, ku u zbulua një laborator droge. Hoxha u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg për trafikim narkotikësh të m,betur në tentativë.

Ermal Hoxha me 8 të pandehurit e dosjes ‘Xibraka”, përfshi edhe dy kolumbianë, u shpallën fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Në nëntor të vitit 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.

Ndërkaq, në prill të këtij viti Ermal Hoxha, kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij dhe nipi i diktatorit Hoxha la dje qelinë ku vuante dënimin.

Më poshtë vendimi:

11.jpg

22.jpg

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img