Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nipi i deputetit të PS fiton tenderin për Tiranën

Shkruar nga Newsbomb

Tenderi për pastrimin e Tiranës është fituar nga nipi i deputetit socialist Sadri Abazit, Arbër Abazi.

Ky i fundit u shpall fitues në një garë ku konkuronin edhe 9 operatorë të tjerë.

Sipas gazetës “Shekulli, e cila ka siguruar dokumente lidhur me këtë garë, rezulton se është fituar nga kompania “Alko-Impex” me adminsistrator pikërisht, Arbër Abazin.

Megjithatë ashtu siç ndodh rëndomtë gara ka shfaqur polemikat e saj. Kompania “Viktoria Ivest” bëhet me dije se jo vetëm plotësonte kushtet si kompania fituese, por ata kanë hyrë në garë me një shifër prej 115 milionë lekësh me pak se nipi i deputetit socialist.

Megjithatë, do të jenë verifikimet e tenderimit nga bashkia e Tiranës ato të cilat do të përcaktojnë nëse ka patur vërtet shkelje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese