Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Nipi i deputetit socialist dhunoi barbarisht një grua te QSUT, policia: Është proceduar autori, shkarkohet efektivja

spot_img

Lajme të ngjashëm

315a943192a6b539e8232eb97e1b7eeb

Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit se Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja rrahu barbarisht një grua jashtë QSUT-së.

Ishte Jeta Osh Qef ajo që e publikoi videon kur rrihej gruaja, ndërsa vetëm pas 3 ditësh policia ka dhënë informacionin zyrtar.

Ajo deklaron se 26 vjeçari është proceduar penalisht, ndërkohë është shkarkuar efektivja e policisë që ishte me shërbim në vendin e ngjarjes, emri i së cilës ende nuk bëhet me dije.

Ndërkohë kujtojmë se videoja tregonte qartë pamjet e dhunës barabaree, ndërsa gazetarja Anila Hoxha zbuloi se autori ishte nipi i deputetit.

Njoftimi i policisë:

Lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se:

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.

Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.

Më shumë

spot_img