Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Nipi fsheh trupin e dekompozuar të tezes në bodrum, donte të merrte pensionin e së moshuarës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Janinë, ku policia gjeti trupin e dekompozuar të 69-vjeçares së zhdukur.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar nipin e viktimës, një 55-vjeçar grek i cili fillimisht u akuzua për vrasje me paramendim.

Gjatë kontrollit në fshatin Pogoni të Janinës, policia zbuloi trupin e të moshuarës brenda një bagazhi makine, e fshehur në bodrumin e shtëpisë.

Dyshimet u ngritën nga fqinjët pasi 69-vjeçarja nuk ishte parë prej kohësh në fshat. Sipas policisë, e moshuara, tezja e 55–vjeçarit tij kishte vdekur në dhjetëditëshin e dytë të majit nga shkaqe patologjike, por ai duke dashur që të vazhdonte të merrte pensionin e saj, e fshehu trupin në bodrum.

Nipi i të moshuarës njihet për një grabitje dhe tentativë vrasjeje të kryer në mesin e viteve 1980, si dhe ka kryer tre vite burg.

Më shumë

spot_img