Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
58 %
1kmh
0 %
Mër
29 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
36 °
Die
38 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Niku po bën xhiro rreth sistemit tonë diellor duke thyer çdo ligj

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkencëtarët kanë gjetur një trup të paidentifikuar qiellor që po orbiton përtej planetit Neptun duke thyer të gjitha rregullat.

Astronomët kanë vendosur ta quajnë këtë obkejt misterioz “Niku”, që do të thotë rebel në gjuhën kineze, për shkak të lëvizjeve të çrregullta të tij.

Zbulimi është bërë së fundmi nga një grup astronomësh me anë të teleskopit gjigand në Maui, Hawaii pranaj të dhënat nuk janë përfundimtare.

Trupi qiellor është rreth 160 mijë herë më larg se Neptuni çka do të thotë se mund të jetë rreth 150 kilometra ën diametër, shumë më i vogël se një planet por jo tamam një kometë.

Trupi qiellor “Niku” lëviz në krah të kundërt me çdo objekt tjetër dhe ka një trajektore që thyen ligjet e sistemit tonë diellor.

Sipas shkencëtarëve objekti i mistershëm mund të jetë përplasur me një trup tjetër qiellor ose është nën ndikimin gravitacional të trupave qiellorë të paidentifikuar në periferi të sistemit tonë diellor.

“Kjo tregon se në sistemin tonë diellor po ndodhin shumë gjëra për të cilat ne nuk kemi ide”, tha një prej shkencëtarëve të Nasa duke sugjeruar ekzistencën e Planetit të Nëntë, çka nëse do të ishte e vërtetë do të rezultonte në një zbulim mahnitës.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img