Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Nikos Dendias: Skënderbeu është hero kombëtar edhe i Greqisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të takojë të premten e ardhshme në Athinë homologen shqiptare Olta Xhaçka, ku do të diskutohet për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve.

Dendias është shprehur përpara këtij takimi dhe para vizitës së tij në Tiranë në kuadër të samitit të BE-së, se Greqia ka interes për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Ai tha se dy vendet kanë një lidhje tradicionale, ndërsa u shpreh se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është edhe hero kombëtar i Greqisë.

“Populli grek dhe shqiptar janë të lidhur me lidhje tradicionale miqësie. Greqia dhe Shqipëria ndajnë shumë më tepër se kufijtë e tyre të përbashkët. Ata ndajnë një histori të gjatë ndërveprimesh dhe shkëmbimesh. Skënderbeu është një hero kombëtar në të dy vendet tona.

Të dy vendet kanë vuajtur nga fashizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata janë gjithashtu të lidhur, falë pranisë së minoritetit etnik grek në Shqipëri, si dhe numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi”, deklaroi Dendias në mesazhin e tij përshëndetës për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Më shumë


spot_img









spot_img