Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Nikollë Lesi u shpall luftë të gjithëve, “Nga Lufta vijmë dhe në LUFTË po shkojmë”, slogani më i ri i KOHA JONE, mbyllet gazeta në print

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi lajmëron mbylljen në print të Gazetës “Koha Jonë”, pikërisht pak javë pasi kjo gazetë festoi 30 vjetorin e krijimit të saj, në 1 korrik 2021.

Për gazetarët, mbyllja e një gazete në print është një “dhimbje” me vete në kohën kur tregu I printit është duke falimentuar dhe shumë tituj gazetash po zhduken nga tregu.

Nikolla vetë ka rrëfyer se do të jetë vetëm online, duke synuar edhe një tv online, madje me lajme e dokumentare.

Por “Koha Jonë Media” sipas tij ka gjetur sloganin “Nga lufta vijmë dhe në luftë po shkojmë” për të treguar se do të jetë në opozicion me të keqen, me keqqeverisjen, me opozitën që akoma mbetet e hallakatur dhe me Presidentin e Republikës si dhe me këdo që shpërdoron pozitën shtetërore.

Për të gjithë ata që janë mësuar me slogane mediatike të tipit: “Të parët për lajmin e fundit”, Lajm I fundit, shpejtësi e korrektësi”, apo “Ne jemi të parët”, duhet të mësohen tashmë edhe me sloganet e luftës që sapo janë bërë publike nga media “Koha Jonë”.

Më shumë

spot_img
spot_img