Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Nikollë Lesi: Ju rrëfej pse u takuam ne “bosët” e medias, dhe si do të vijojnë më tej takimet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Por përsa i përket komenteve apo hamëndjeve keqdashëse ( në web), më lejoni t’iu them se janë të lira, pasi edhe po të donim t’i ndalonim nuk ka asnjë mundësi sepse teknologjia e informimit ka avancuar, ndonëse për mua çdo administrator web-i duhet të ketë një “kontroll” për të hequr kur fyejnë apo sajojnë në komente.

 Unë për vete, Anila, kam dhënë porosi të prerë redaktorëve të web-it të “KOHA JONË” që asnjë koment fyes e denigrues nuk mund të lejohet të botohet, as gjoja në emër të lirisë së fjalës. Fjala e lirë është gjë tjetër nga ato që shkruajnë  e sajojnë duke derdhur dufin nëpër komente, të cilët mbeten anonim nëpër rrjete sociale e nuk kanë kurajon të vendosin emrin !

Pra Anila nuk ka përbashkim linjash editorial nga asnjeri, të paktën për muaj JO!” shkruan Nikollë Lesi në sqarimin e tij për Newsbomb.al.

Newsbomb.al botoi herët mëngjesin e sotëm një foto ku dukeshin në një tryezë Nikollë Lesi, Armand Shkullaku, Ylli Ndroqi, Irfan Hysenbelliu, Andi Bushati e Ylli Rakipi.

U fol se takimi ishte për një linjë të qartë editorial të gjithë këtyre pronarëve për veprimet e mëtejshme, por Nikollë Lesi sqaron se ka qenë thjesht një takim që ka filluar kohë më parë dhe do të vazhdojë. Dhe nuk është për përcaktimin e linjave editoriale, por takim miqësor.

Nga ana tjetër Lesi kujton se duhet të nisë një aksion për të pastruar web-et online nga komentet fyese dhe denigruese. Një procedurë që Lesi thotë se ka ndodhur edhe tek portali i Koha Jonë.  

Më shumë

spot_img
spot_img