Hapësire reklamuese

Politikë

Nikolla uron besimtarë me rastin e Ramazanit: Sakrifica sjell rritjen shpirtërore

Shkruar nga Newsbomb
Nikolla uron besimtarë me rastin e Ramazanit: Sakrifica sjell rritjen

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Nikolla shkruan se në fillimin e këtij muaji të bekuar uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë të kenë shëndet e gëzime në familjet e tyre.

“Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë të kenë shëndet e gëzime në familjet e tyre.

Nevoja dhe tradita për të dashur e mbështetur njeri-tjetrin tejkalon çdo besim e komunitet fetar dhe zbukuron jetët tona.

Mozaiku fetar është një pasuri kulturore e kombëtare e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Sakrifica, vullneti dhe durimi që besimtarët dëshmojnë gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit, sjellin rritjen shpirtërore, na afrojnë me njeri-tjetrin dhe lehtësojnë  përballimin e vështirësive te jetës. Agjërim të lehtë e të pranuar”, shkruan Nikolla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese