Hapësire reklamuese

Politikë

Nikolla ul bashkë socialistë e demokratë, nis mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka ulur këtë të martë në një tyrezë deputetët demokratë dhe ata socialistë për të arritur një marrëveshje për të mundësuar rikthimin në normalitet të jetës parlamentare.

Siç shihet dhe në foton e siguruar nga newsbomb.al në tryezën e Konferencës së Kryetarëve, përveç socialistëve, Elisa Spiropalit, Ermonela Felajt, Bledi Çuçit, Klotilda Bushkës, Mimi Kodhelit, Nasip Naços, Eduart Shalsit, të pranishëm janë e opozitarët. Mes tyre, nënkryetarët e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. Ndërsa, nga Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, e pranishme është deputetja Flutura Açka.

Konferenca e Kryetareve Konferenca e Kryetareve

 

Burime për mediat bëjnë me dije se palët kanë bërë negociata, të cilat priten të diskutohen gjatë kësaj mbledhje.

Më herët u bë me dije se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhzvilloi takime tën dara me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi si dhe me kryetarët e dy komisioneve Damian Gjiknurin e Reformës Zgjedhore dhe Klotilda Bushkën e Komisionit të Ligjeve, për të diskutuar lidhur me rrugën që do të ndjekin sa i përket negociatave me opozitën, Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, sa i përket Reformës Zgjedhore.

Çështja më e rëndësishme për PD e drejtuar nga Sali Berisha është Reforma Zgjedhore dhe prej 5 muajsh deputetët demokratë kanë bllokuar parlamentin duke kërkuar shkarkimin e Enkelejd Alibeajt dhe zgjedhjen e Oerd Bylykbashit në postin e bashkëkryetarit të  komisionit të posacëm të reformës zgjedhore.

Por komisionit i mbaron mandati të enjten e ardhshme dhe socialistët kanë vendosur të mos e zgjasin  duke i dhënë fund debatit se kush përfaqëson opozitën në këtë komision. Burime për mediat bëjnë me dije se ka dakordësi mes dy kampeve që reforma  te realizohet nga komisioni i ligjeve, me saktësisht nga një nënkomision  i ngritur nga ligjet ku PD e PS të kenë numër të barabartë përfaqësuesish dhe ky mekanizëm është i pranueshëm për të dy palët.

Në lidhje me kërkesat e PD për ngritjen e Komisioneve Hetimore, është rënë dakord që nga 8 kërkesat e depozituara nga opozita të ngrihen dy komisione pasi të rishikohet objekti i tyre.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese