Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Nikolla u shpall luftë mësuesve: Në shtator RREGULLA të reja. Ja masat që do merren

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në kuadër të nisjes së turit të llogaridhënies publike të qeverisë, ku zhvilloi një takim me mësues, prindër dhe nxënës  në Kavajë, deklaroi se këtë vit të ri shkollor do të merren masa të reja për mësuesit.

Nikolla u shpreh se do të rikthehen inspektimet në shkolla, do u ndalohen celularët mësuesve si dhe do vështirësohet testimi.

“Që me vitin e ardhshëm shkollor ne rikthejmë inspektimin në çdo shkollë të Shqipërisë. Do të jetë syri monitorues i standardeve dhe problematikave, i ngritjes së alarmit, jo kur të ketë mbaruar viti shkollor dhe kur të shohim përmes mediave ndonjë mësues që dhunon apo ndonjë mësues që abuzon me detyrën por do të kemi gjithë informacionin në kohë reale për të ndërhyrë në kohë reale për të gjitha këto problematika. Mësuesve do ju ndalohet hyrja në orë të mësimit me celularë, ne do ecim edhe më shumë tek nxënësit por ky është parakushti i parë”, u shpreh ministrja.

Më shumë

spot_img