Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nikolla thirrje maturantëve: Ja kë DEGË duhet të ZGJIDHNI! Do keni mbulim të plotë të kostos së shkollimit

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ka bërë ftesë gjimnazistëve të shkollave që të zgjedhin degën e mësuesisë për Arsimin e Lartë duke thënë se mësuesia është vendosur si prioritet i ministrisë që ajo drejton.

Nikolla tha gjithashtu se çdo student me mesatare mbi 9 9.5 do ketë mbulim të plotë të kostove të shkollimit nga qeveria.

“Ne kemi vendosur prioritet mësuesinë, duke vendosur një rritje të kuotës mesatare për ata maturantë që do e zgjedhin dhe për këdo me mesatare mbi 9 a 9.5 ne do kemi mbulim të plotë të të gjithë kostove të shkollimit,pra jo vec për mësuesinë por do mbështesim ekselentët, ata më të mirët që nesër do jenë edhe mësuesit më të mirë.

Por ju të arsimit të mesëm do pyesni pse duhet të zgjidhni të bëheni mësues? Ne e kemi prioritet jo vetëm për mbulimin e kosotos për cdo maturant që zgjedh mësues por po punojmë me programet që ofrojnë mësues me standartet më të mira europiane dhe ka të bëjë edhe me punësimin tuaj, një proces sa serioz aq edhe i garantuar”, u shpreh Nikolla para maturantëve në ministrisë e Arsimit ku shkuan sot një grup maturantësh në takim me ministren.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese