Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Nikolla shkarkon rektorin e Universitetit të Durrësit, pritet firma e Nishanit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve Lindita Nikolla ka firmosur për shkarkimin e rektorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Lajmi i bërë publik të shtunën nga Newsbomb, është zyrtarizuar sot ndërsa raportohet se Nikolla ka firmosur të premten për shkarkimin e tij, ndërkohë pritet firma e presidentit Bujar Nishani. Shkarkimi është bërë për shkak të përplasjes së rektorit Mit’hat Mema dhe dekanit Elmaz Leci, pasi ky i fundit e kishte denoncuar për largim nga mësimdhënia si dhe moskrijimin e kushteve minimale në zyrën e dekanit. 

Pak kohë më parë Ministrja Nikolla kishte inspektuar universitetin dhe kishte vendosur për marrjen e masave për këtë rast.

Rektori Mit’hat Mema është përfshirë në disa incidente të tjera kohët e fundit dhe muajin e kaluar është ndalur nga policia për shkak se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

 

Më shumë

spot_img