Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përcjellë një mesazh urimi me festën e Ditës së Verës.
Nikolla uron gjithë shqiptarët që të kenë një pranëverë të bukur, plot jetë, shëndet e gëzime për të gjithë.
“Dita e Verës, fillimi i stinës së gëzueshme plot diell, dritë e jetë, le të na ndriçojë e inspirojë për të dashur e për t’u gëzuar më shumë me familjet tona, të afërmit, miqtë, njerëzit që na rrethojnë.
T’i gëzohemi e t’i kushtohemi natyrës, me urimin e shpresën që lulëzimi i saj të përshkojë edhe jetët tona. Paçim një stinë të bukur, plot jetë, shëndet e gëzime për të gjithë”, shkruan Nikolla.
Sondazh
Poll