Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, është takuar me zëvendësndihmës Sekretaren Kryesore të Shtetit, Yuri Kim.
Ka qenë Nikolla e cila në llogarinë e saj në “Facebook”, ka publikuar një foto krah Yuri Kim ku dhe ka zbardhur bisedat e takimit mes tyre.
Kryetarja e Kuvendit bëri me dije se së bashku me ish-ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, diskutuan lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri dhe avancimin e reformave. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u fol dhe për bashkëpunimin për mbrojtjen e sigurinë kibernetike, lidershipin e Shqipërisë në KS, kontributin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe luftën kundër terrorizmit.
Gjithashtu pjesë e diskutimeve në këtë takim mes Nikollës dhe Kim kanë qenë zhvillimet në Veri të Kosovës dhe nevojën e ndërhyrjes se komunitetit euro-atlantik për depërshkallëzimin e situatës, duke e konsideruar dialogun Kosovë-Sërbi si e vetmja rrugë për garantimin e paqes.
“Me Zëvendësndihmës Sekretaren Kryesore të Shtetit, miken tonë, znj. Yuri Kim, biseduam mbi zhvillimet politike në Shqipëri, avancimin e reformave dhe bashkëpunimin për sigurinë kibernetike.
Lidershipi i fortë i Shqipërisë në KS, kontributi pas zgjedhjes në 10 tetor në Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe vijimi i angazhimit në luftën kundër terrorizmit rrisin ndikimin e partneritetit strategjik ???? në përballimin e sfidave të përbashkëta.
Nevoja e depërshkallëzimit të situatës në Veri të Kosovës e bën emergjente ndërhyrjen e komunitetit euro-atlantik për dialogun Kosovë-Sërbi si e vetmja rrugë për garantimin e paqes. Diskutuam mbi kontributin e Kuvendit për garantimin e legjitimitetit demokratik dhe karakterit gjithëpërfshirës të procesit të integrimit Europian. Faleminderit, e dashur Yuri, për bashkëpunimin Tuaj dhe vijimin e kontributit për zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë”, shkruan Nikolla.