Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nikolla ndërmjetëson negociatat me opozitën, mazhoranca gati të japë komisionet hetimore

Shkruar nga Newsbomb
Nikolla ndërmjetëson negociatat me opozitën, mazhoranca gati

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka marrë rolin e saj në ndërmjetësimin e bisedimeve mes mazhorancës dhe opozitës, për rikthimin e normalitetit në seancat plenare dhe punën e përditshme të komisioneve parlamentare.

Ajo ka thirrur në takim Mesila Dodën, Bledi Çuçin, Gazment Bardhin dhe Dashamir Shehin. Nga detajet që kanë rrjedhur në media, ka dalë se mes palëve ka një klimë pozitive për bisedime dhe pritet që në ditët në vazhdim të ketë dhe rezultate.

Socialistët kanë pranuar të hapin rrugë për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, kërkesa të përhershme dhe të pazëvendësueshme të opozitës, por me kushtin e vetëm që objekti i tyre të dakordësohet mes palëve.

Në të njëjtën kohë socialistët janë gati të pranojnë edhe ndryshimin e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku në këtë rast mund të largohet Enkelejd Alibeaj dhe në vend të tij do të emërohet, Oerd Bylykbashi.

Pas takimit me të gjithë krerët e grupeve parlamentare, pa pasur një takim kokë më kokë mes Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçit.

Bardhi ka marrë rol të rëndësishëm në grupimin e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha dhe prej disa muajsh ka kërkuar në Kuvendin e Shqipërisë që të njihet si kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Kërkesa nuk ka marrë përgjigje, por de fakto mazhoranca e njeh dhe Bardhin në aktivitetet parlamentare.

Këto lëvizje për rikthim në negociata dhe bisedime mes opozitës dhe mazhorancës, pas shumë muajsh në kaos dhe braktisje të jetës parlamentare, vijnë pas apelit të fortë nga misionet diplomatike të akredituara në Tiranë, të cilat kanë kërkuar rikthim në dialog.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese