Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nikolla mbledh të martën konferencën e kryetarëve, pikat që pritet të diskutohen

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla do të mbledhë ditën e martë në orën 13:30 konferencën e kryetarëve ku në fokus të mbledhjes do jenë diskutimet për zgjidhjen e ngërçit mes mazhorancës dhe opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Mediat raportojnë se arritja e një marrëveshjeje mes PS dhe rithemelimit të Sali Berishës është afër. Takimet dhe bisedimet mes dy kryetarve, atij të grupit parlamentar të PS dhe grupit parlamentar të PD, Bledi Çuçi e Gazment Bardhi kanë vazhduar edhe sot.

Marrëveshja do arrihet pasi PS mund të plotësojë për të zgjidhur dy prej kërkesave kryesore të opozitës; reformën zgjedhore dhe komisionet hetimore.

Çështja më e rëndësishme për PD e drejtuar nga Sali Berisha është Reforma Zgjedhore dhe prej 5 muajsh deputetët demokratë kanë bllokuar parlamentin duke kërkuar shkarkimin e Enkelejd Alibeajt dhe zgjedhjen e Oerd Bylykbashit në postin e bashkëkryetarit të  komisionit të posacëm të reformës zgjedhore.

Por komisionit i mbaron mandati të enjten e ardhshme dhe socialistët kanë vendosur të mos e zgjasin  duke i dhënë fund debatit se kush përfaqëson opozitën në këtë komision.

Burime për mediat bëjnë me dije se ka dakordësi mes dy kampeve që reforma  te realizohet nga komisioni i ligjeve, me saktësisht nga një nënkomision  i ngritur nga ligjet ku PD e PS të kenë numër të barabartë përfaqësuesish dhe ky mekanizëm është i pranueshëm për të dy palët.

Në lidhje me kërkesat e PD për ngritjen e Komisioneve Hetimore, është rënë dakord që nga 8 kërkesat e depozituara nga opozita të ngrihen dy komisione pasi të rishikohet objekti i tyre.

Konferenca e kryetareve pritet të mblidhet pas kontributit të ambasadorëve të BE dhe Britanisë se Madhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese