
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, gjatë fjalës së saj në Laç, përveçse falenderimit që i bëri Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për rindërtimin e banesave të reja në Kurbin, të cilat u shkatërruan nga tërmeti I 26 nëntorit, nuk la pa falenderuar as kryebashkiaken, Majlinda Cara.
Nikolla kujtoi ditët pas tërmetit, duke përmendur punën e bërë të kryebashkiakes e cila punonte deri në orët e vona të natës, duke ushqyer me gji edhe foshnjën e saj në vendin e punës.
"Ka bërë detyrën, por e ka bërë mirë. Edhe ajo humbi shpinë e saj, por ndryshe nga nënat e tjera që humbën shtëpinë, i duhej tja sillnin foshnjën aty ku po punonte për ta ushqyer me gji që të vijonte punën deri në orët e vona të natës.
Dhe kur u hodh shorti dhe e pyes kush e tërhoqi për familjen tënde, më tha jo, unë do jem e undit, familja ime do jetë e fundit dhe do pres projektin tjetër", tha Nikolla, duke përlotur kështu Carën.