Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nikolla komenton kundërshtimin e të shoqit, falenderon edhe Palokën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a36bcfb2d30c3eec0f34044d5edc9ac6

Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit dhe Sporteve ka komentuar kundërshtimin e bashkëshortit të saj Ligor Nikolla, për projektligjin e Arsimit të Lartë që tashmë është votuar në Kuvend, duke u shndërruar në ligj. Nikolla e quan këtë kundërshtim  si shembull model dhe që tregon se si reforma ka qenë fare e pandikuar.

“Një video e debatit për “Green Paper”, shembulli më ekselent i një procesi model e të pandikuar i reformës. Faleminderit z. Paloka!”, shkruan Nikolla.

Dje në Kuvend kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka publikoi një audioregjistrim, ku dekani I Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Ligor Nikolla njëkohësisht edhe bashkëshorti i ministres, dëgjohej të bënte 20 vërejtje për projektligjin.

“Ne kemi bërë 4 faqe si vërejtje..në fushën ku organizimi akademik dhe administrative, 5 vërejtje, 7 vërejtje të themeli i Arsimit të Lartë, riorganizimi I institucioneve të arsimit të Lartë 5 vërejtje me nenet përkatëse dhe 3 mendime për mospërputhje dhe kontradiktë midis tyre’’, dëgjohet të numërojë vërejtjet bashkëshorti i ministres së Arsimit, Ligor Nikolla.

 

LEXO EDHE:PUBLIKOHET AUDIOREGJISTRIMI KU BASHKESHORTI I MINISTRES NIKOLLA

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img