Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Nikolla Gruevski fiton zgjedhjet në Maqedoni, BDI partia e parë shqiptare, tërhiqet Menduh Thaçi

Lajme të ngjashëm

Nikolla Gruevski me VMRO-DPMNE kanë fituar zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara në Maqedoni. Partia e ish-kryeministrit ka arritur të sigurojë 51 deputetë, por vazhdon të jetë larg numrit të nevojshëm prej 61 deputetësh që i nevojiten për të krijuar qeverinë.

LSDM me në krye Zoran Zaev ka marrë dy deputetë më pak, me numër total 49.

BDI e Ali Ahmetit, ashtu siç pritej, është renditur si partia e parë shqiptare, duke fituar 10 deputetë, numër që është më i vogël se në zgjedhjet e kaluara. Partia e dytë te shqiptarët është renditur Lëvizja Besa, me 5 deputetë, që ishte edhe surpriza e këtyre zgjedhjeve.

Aleanca e Ziadin Zelës ka siguruar tre deputetë, ndërsa Menduh Thaçi me PDSH-në e tij ka dështuar tërësisht duke fituar vetëm dy deputetë. Thaçi ka pranuar humbjen dhe ka deklaruar se dy mandatet e partisë së tij i bashkohen Lëvizjes Besa.

Shqiptarët do të kenë 20 deputetë në parlamentin 120 vendësh, pjesa tjetër u takon e gjitha maqedonasve.

Reagimet:

Nikolla Gruevski: Kjo është fitorja e dhjetë me radhë dhe për të dhjetën herë me radhë, u dënua LSDM. U mbështet Programi i VMRO-së dhe do të punojmë që kjo mbështetje të realizohet tërësisht. Ditët në vazhdim, do të ndalim krizën dhe do të diskutojmë koalicionet.

Ali Ahmeti: BDI ka fituar zgjedhjet por mua më ka interesuar që të fitojnë shqiptarët në rradhë të parë. Nuk më gëzon fitorja e BDI-së. BDI nuk ndryshon asnjëher kursin e vet por fort do të punojmë që kursi ynë të materializohet, kursi euroatlantik. Ne vendin e kemi në NATO dhe BE. Sigurisht edhe më tutje ne do të jemi gardian të fortë të MO-së. Do punojmë për marrëdhëniet e mira ndëretnike.

Menduh Thaçi: Për humbjen e PDH-së vetë unë mbaj përgjegjësi. I uroj sukseset më të sinqerta Lëvizje BESA, dhe deputetët tanë janë në mbështetje të tyre.

Ziadin Zela: Ne e morëm mesazhin. Ne do ta pranojmë rezultatin ashtu siç është. I bëj apel Alisë dhe BDI-së të reflektojnë. I mësuat shqiptarët se vota është vetëm interes personal, prandaj mos fajëso partitë e vogla por fajin drejtoje tek vetja jote.


Më shumë