Nikoll Lesi thotë se Lulzim Basha po pret të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve lokale të 4 majit.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lesi tha se Basha do të hyjë në zgjedhje për partinë dhe do të rikthehet si kryetar, për ti mundësuar Edi Ramës qëndrimin në pushtet në vitin 2025.
"Zgjedhjet ju në PD do ti bëni pas 14 majit. Vulën do ta mbani ju. Do të kandidojë Basha me dikë tjetër dhe do të rikthehet. Do të marrë vulën.
Disa deputetë do ti marrë, 2% ose 5%. Aq sa për ti dhënë pushtetin Edi Ramës në 2025…", deklaroi Lesi.
Sondazh
Poll