Hapësire reklamuese

Politikë

Niko Peleshi në muzg e me telefon në vesh lutet për Voskopojën, zjarri nuk kursen as tokat e vendlindjes së tij

Shkruar nga Newsbomb
Niko Peleshi në muzg e me telefon në vesh lutet për

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është angazhuar sot personalisht për mbajtjen nën kontroll të flakëve të mëdha në vendlindjen e tij, në Voskopojë të Korçës.

Së fundi ai ka publikuar një foto në Instagram, teksa shihet në muzg me telefon në vesh, ndërsa në sfond duket zjarri bubulak dhe tymi si re që kanë zbritur afër tokës.

Peleshi ishte në Pashaliman kur u njoftua për zjarrin e madh në pyllin me pisha afër kodrës së fshatit dhe u nis me urgjencë për atje, me helikopter.

Ministri pas monitorimit të situatës doli të fliste për mediat, teksa tha se atje situata ishte shumë e vështirë, pasi zjarri kishte depërtuar në zemër të pyllit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu