Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë lajmin e mirë për segmentin rrugor Qafa e Martës-Backë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Peleshi shkruan se më në fund është arrirë mbështeja nga TAP për të ndërtuar segmentin rrugorë Qafa e Martës-Blackë që mundëson lidhjen Korçë – Skrapar – Berat.
“Një lajm i shumëpritur. Më në fund ia dolëm të arrijmë mbështetjen nga TAP për të ndërtuar një segmentet rrugor, sa turistik aq edhe historik. Segmenti Qafa e Martës – Backë mundëson lidhjen Korçë – Skrapar – Berat. Falenderoj deputetet e dy qarqeve tona që lobuan për këtë projekt, ministrin Blendi Klosi, ministren Belinda Balluku dhe padyshim Malforin, drejtorin e TAP për Shqipërinë.
Një korridor i ri hapet për turizmin dhe ekonominë e dy qarqeve tona,” shkruan Peleshi në postimin e tij.
