Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nikla, fshati nën thundrën e terrorit

Shkruar nga Newsbomb
Nikla, fshati nën thundrën e terrorit

Nga Klodiana Lala

Marta, që në fakt, nuk është emri i vërtetë i saj, është 18 vjeç dhe pret të nisë Universitetin në Tiranë. Ajo ka lindur në fshatin Nikël të Krujës, një fshat nën thundrrën e krimit dhe ëndërron të bëhet gazetare. Kjo është dëshira e vetme e vajzës me fytyrë të rrumbullaktë, sy kafe, e flokë të arta deri në mes të belit, tipare ku lexohet pafajësia e moshës.

E të paktën së largu, ajo duket siç do bashkëmoshatare e saj që jeton në një vend tjetër, të qetë e pa probleme. Por, ajo ka lindur e po rritet në Nikël, një fshat qetësia e të cilit prishet shpesh nga breshëritë e kallashnikovit apo shpërthimet me tritol e ato që njihen si djemtë e fortë, bëjnë ligjin. E rritur në një ambjent të tillë, Marta shpreson se duke qenë gazetare e duke raportuar të vërtetën, drejtesia do te vendoset dhe ne fshatin e saj ku lajmet dhe thashethemnaja per “të fortët” dhe bëmat e tyre bëhen njësh duke e bërë të vërtetën të paperceptueshme. Dhe drejtesinë nocion thuajse të pamundur.

Në këtë fshat me kaq shumë të panjohura, e vërteta fshihet brenda vilave luksoze dhe mureve te larta që i rrethojnë. Si për t’i thënë dikujt si unë që ka mbërritur kur sapo muzgu kishte rënë, se është e vështirë të kapërcesh muret që të çojnë tek e vërteta rrënqethëse e një zone ku shteti është nocion vetëm kur bëhet fjalë për ndërhyrjen e forcave speciale. Marta e di këtë, e di fort mirë sa e vështirë është të flasë për bossët e Niklës, por ato të vërteta, që ka mësuar teksa vinte e ikte nga shkolla. E sërish shpreson se do të largohet prej andej, për në Tiranën e zhurshme, për ta gjetur veten brenda një redaksie lajmesh. ….. Nikla, fshati vetëm pak kilometra nga qendra e kryeqytetit, që prej vitesh jeton nën thundrrën e terrorin e krimit, në pamje të parë duket krejt i qetë e ngjan sikur banorët aty jetojnë të pashqetësuar nga asgjë. Jo me frikën se nga momenti në moment, breshëritë e kallashnikovit, mund t’iu rrezikojnë jetën.

Në fshatin ku jetojnë bossët e krimit, në vila luksoze të ndërtuara me paratë e vrasjeve, drogës, e gjobëvënies, të gjithë e respektojnë kodin “omerta”. Pa përjashtim. Të rinj e të vjetër. Edhe fëmijët. Banorët heshtin për gjithçka ndodh aty. Askush nuk flet për bossët e fshatit, apo djemtë plangprishës që shpesh kanë sfiduar haptazi dhe shtetin. Sepse në fund të fundit, thonë që nuk është punë e tyre.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzet e tre të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Qershor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese