Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka komentuar Kongresin e Partisë Socialiste, për të cilin pretendon se shpalosi neverinë.
Boçi e cilëson Ramën si Kim Kardashian Rama-Un, ndërsa ministrat si servila, lëpirësa e dallkaukë që uronin kryeministrin për jetë të gjatë.
'SHPALOSJA E NEVERISË!
Ia arritëm dhe kësaj dite!
Dhe nuk ishte gjë tjetër, veçse një neveri fund e krye!
Në krye të shfaqjes Kim Kardashian Rama-Un
Pjesa kryesore, ca servilë, lëpirsa, dallkaukë, që uronin KryeM-in, për jetë të gjatë në krye e për netë neverie.
Në anën tjetër, populli i lumtur si kurrë më parë, që tund e shkund flamujt e fitoreve.
Në fund, Kardashian Gjenital Rama, që lëshon britmat e fundit të fundit të prekur, nga xhungla e neverisë që ka ndërtuar.
Llumi në delir total.
Lavdi PPSH-së!
Ngushëllime Demokraci!', shkruan ish-deputeti.