Hapësire reklamuese

Bota

Ngrohja globale/ Temperaturat e larta të Tetorit thyejnë rekordin historik në botë

Shkruar nga Newsbomb
Ngrohja globale/ Temperaturat e larta të Tetorit thyejnë rekordin

Ngrohja globale ka shkaktuar ndryshime drastike të motit, duke sjellë kushte ekstreme atmosferike. Sipas të dhënave të fundit, viti 2023 do të konsiderohet si një ndër vitet më të nxehta të regjistruara deri më tani.

BBC shkruan se ky konstatim është bërë pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që u regjistruan gjatë muajit tetor. Tetori ishte 0.4 gradë më i nxehtë sesa rekordi paraprak për tetorin nga viti 2019, duke habitur madje edhe Samantha Burgessin, zëvendësdrejtoreshën e Shërbimit të Bashkimit Evropian për Ndryshime Klimatike, Copernicus.

“Shkalla me të cilën po i thyejmë rekordet është tronditëse”, tha Burgess. Pas të nxehtit të muajve të fundit, është praktikisht e sigurt se viti 2023 do të regjistrohet si viti më i nxehtë në histori, sipas Copernicus. Shkencëtarët i vëzhgojnë klimat e ndryshme për ta kuptuar se si planeti jonë zhvillohet si pasojë e emetimeve të gazrave serë nga dora e njeriut.

Një planet më i nxehtë nënkupton mot ekstrem më të shpeshtë, si thatësira të mëdha apo uragane që përmbajnë më shumë ujë, tha Peter Schosser, zëvendëspresident i Laboratorit për të Ardhme Globale në Universitetin e Shtetit të Arizonës.

“Kjo është një shenjë e qartë se ne po shkojmë drejt një regjimi klimatik i cili do të ketë më shumë ndikim tek njerëzit”, tha Schlosser.

Ky vit ka qenë tejet i nxehtë kryesisht për shkak se oqeanet janë duke u ngrohur, që nënkupton se ato po punojnë më pak tani se në të kaluarën për t’iu kundërvënë ngrohjes globale. Historikisht, oqeani e ka thithur 90% të të nxehtit tepricë nga ndryshimi klimatik, tha Burgess.

Kjo nënkupton, sipas Schlosser, se bota duhet të përgatitet për rekorde të reja si pasojë e ngrohjes. Ai shtoi se planeti po e tejkalon tashmë 1.5 gradë të ngrohjes prej epokës para industriale dhe se planeti ende nuk e ka parë ndikimin e plotë të ngrohjes. Ai, Burgess dhe shkencëtarët e tjerë thonë se nevoja për të vepruar për t’i ndaluar emetimet që po e ngrohin planetin është urgjente tani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese