Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Ngrodhja e pulave/ Ministria e Bujqësisë qetëson qytetarët: Nuk ka rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara mbi 70 gradë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Bujqësisë ka reaguar sërish sot në lidhje me gripian e shpendëve.

Në një njoftim zyrtar ministria bën me dije se në 24 orët e fundit nuk ka pasur raste të reja të infektimit. Nga kontrolli i kryer në terren, nuk janë konstatuar shpendë të tjerë të sëmurë apo të ngordhur.

Ndër të tjera ministria thekson se nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperaturë më të larta se 70 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, 4 prill

Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk ka pasur raste të reja të konfirmuara. Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve vazhdon monitorimin e kujdesshëm me veterinerët zyrtarë në të gjithë territorit të vendit.

Në përputhje me Planin e Kontigjencës, në zonën e mbrojtur 3 km dhe në zonën e mbikëqyrjes 10 km është kontrolluar rregullisht territori në stabilimente, ferma e oborre. Vazhdon kontrolli i territorit edhe në liqene, laguna dhe në tregjet e palicensuara Nga kontrolli i kryer nuk janë konstatuar shpendë të tjerë të sëmurë apo të ngordhur

Po ashtu, sipas Planit të Kontigjencës, vazhdon dezinfektimi i vatrave.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon kontrollet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

Eshtë e nevojshme të sigurojmë vazhdmisht konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në pikat tregtare të qendrat e licensuara janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius.

Nëse konstatoni shenja të dyshimta për influencë aviare në ferma apo oborre, ju bëjmë thirrje të kontaktoni menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefononi falas në numrin e gjelbër 0800 33 66.

Më shumë




spot_img








spot_img