Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Ngritja e SPAK, Ibrahimi: 5 kandidatë janë finalizuar, KLP do mblidhet për të vendosur…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka dhënë detaje rreth ngritjes së SPAK.

 Në një intervistë për News 24, Ibrahimi tha se deri më tani janë finalizuar 5 kandidatë të SPAK, pasi kanë kaluar plotësisht vettingun, ndërsa janë drejt kësaj rruge edhe 5 të tjerë.

I pyetur se kur do të mblidhet KLP, ai u shpreh se mbledhja do të jetë brenda 2-3 javëve dhe do të shënojë ngritjen e SPAK. Ibrahimi shtoi po ashtu se SPAK mund të funksionojë edhe me 10 kandidatë.

‘Numri mund të jetë edhe më i pakët se 10, kjo do të vendoset në mbledhjen e këshillit. Do të bëjmë një llogari të bazuar në shifra se cili do të jetë numri optimal për ta nisur SPAK.

Ne ndjejmë peshën e përgjegjësisë, ka një vonesë të përgjittshme që lidhet me kompleksitetin e reformës, por besoj se jemi afër finishit në kuptmin që 10 kandidatë për në SPAK janë drejt finalizimit, 5 e kanë finalziuar garën. Do jemi ende në pritje për 2-3 javë. Këshilli do të mblidhet posacërisht për krijimin e prokurorisë së posaçme’, tha Ibrahimi.

Më shumë




spot_img








spot_img