Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ngritja e komisioneve hetimore, Balla: Kërkesat u depozituan, na duhet të diskutojmë me opozitën për objektin e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Ngritja e komisioneve hetimore, Balla: Kërkesat u depozituan, na duhet

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se hapi i radhës para ngritjes së tre komisioneve hetimore që ka kërkuar Partia Demokratike, është diskutimi i objektit të hetimit të tyre.

Balla tha se ligji parashikon një seancë të gjatë, ku do të diskutohet objekti i këtyre komisioneve. Ai gjithashtu u shpreh se ka propozuar që numri anëtarëve në këto komisione të mos jetë i lartë, pasi ul performancën e tyre.

Balla tha se duhet t’i jepet hapësirë edhe deputetëve të opozitës që janë pa grup parlamentar, duke shtuar se deputeti Petrit Vasili ka kërkuar të jetë pjesë e një prej komisioneve të parashikuara për t’u ngritur, ajo për hetimin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Komisionet hetimore parlamentare janë një instrument në duart e Kuvendit, dhe të opozitës për të hetuar çështje që kanë një interes publik, por natyrshëm objekti i hetimit rregullohet nga një ligj i posaçëm, por edhe parashikimet e ligjit janë vendosur në një kornizë të Gjykatës Kushtetuese, që ka parashikuar ngritjen e komisionit, por dhe diskutimin në një seancë të gjerë plenare, të objektit të diskutimit. Kërkesat janë parashikuar, kanë hyrë në diskutimin e Konferencës së Kryetarëve, ne do të fillojmë diskutimin me opozitën për objektin. Unë kam propozuar që numri i anëtarëve të komisionit nuk ka pse të jetë kaq i madh. Sa më i vogël, aq më punë efektive bëhet. Ndërkohë duhet t’i lëmë pjesë edhe deputetëve që nuk janë në grupet parlamentare. Është marrë një kërkesë nga deputeti Petrit Vasili për të qenë pjesë në komisionin e “25 Prillit”. Po ashtu gjej rastin t’i falenderoj deputetët e opozitës për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve, duke e vendosur në një linjë me universitetet apo shkollat apo qasjet e tjera që lidhen me shkaqet e pandemisë. Por me kushtin që çdo deputet duhet të paraqesë certifikatën e vaksinimit apo test të jo më pak se 2 orë”, deklaroi Balla.

Kreu i grupit të PS, Balla tha se ka këruar dakortsinë e opozitës për të votuar ndryshimin kushtetues që do të zgjasë mandatin e anëtarëve të KPK-së.

“Unë dua që t’i fillojmë diskutimet që sot, me dëshirën e mirë që kjo çështje të mos jetë pjesë e një pakete, por nevoja dhe urgjenca që kemi për këtë duhet të na çojë në një kërkesë të depozitimit sa më parë, bëhet fjalë për një fjali të vetme që hap çelësat në Kushtetutë, që mandati të shtyhet. Unë shpresoj që grupet e opozitës ta mbështesin këtë propozim. Kjo kërkon minimalisht 45 ditë. Unë dua që këto ndryshime të kenë ndodhur deri në Krishtlindjet e këtij viti”, u shpreh Balla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll