Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
20 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Ngritja e Gjykatës Speciale, paralajmërohen arrestime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar se gjatë muajit tetor mund të ketë arrestime të pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas Gucatit, Gjykata Speciale e ngritur nga ndërkombëtarët me qëllim për të hetuar krimet e luftës në Kosovë.

Një prej ish-pjesëtarëve të UÇK-së, mjeku ushtarak Fadil Beka, ka marrë sot ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale. Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale.

Pas marrjes së ftesës nga ana e Gjykatës Speciale për mjekun ushtarak Fadil Beka, kreu i veteranëve Hysni Gucati ka deklaruar se gjatë këtij muaji priten edhe arrestime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Gucati ka bërë me dije se Gjykata Speciale u ka dërguar ftesë edhe anëtarit të Kryesisë së OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi si dhe veteranit të UÇK-së, Sejdi Veselit.  

Më shumë

spot_img