Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, ambasadori gjerman: Gur kilometrazhi drejt realizimit të shtetit ligjor në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b60aaaa3d962f2d6ad1715791d08329b

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Zingraf shkruan se një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri.

Ndër të jera ai ka falenderuar të gjitha institucionet që kanë bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje.

“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit,” shkruan Zingraf.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img