Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Ngriti në këmbë Qeverinë shqiptare dhe atë italiane, gazetari i Le Iene takon Alvinin: Ai është i lirë, ndodhet në ambasadën tonë në Beirut

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari italian i “Le Iene” Luigi Pelazza, ka shkuar në ambasadën e Italisë në Beirut dhe ka takuar 11 vjeçarin shqiptar Alvin Berisha, i cili prej 5 vitesh kishte mbetur në kapet e Sirisë.

Media italiane shkruan se Alvin Berisha pasi u largua nga kampi i ISIS ku mbahej prej kohësh, është dërguar në ambasadën italiane në Liban, atje ku ka shkuar menjëherë për të takuar dhe gazetari Luigi Pelazza, i cili në fakt ishte zëri i parë dhe më i forti për të shpëtuar vogëlushin shqiptar.

Prej më shumë se një muaji, emisioni investigativ i gazetarit Pelazza i ka bërë presion qeverisë shqiptare, por më shumë asaj italiane që të ndërhynte urgjentisht për të rikthyer Alvinin pranë të atit, Afrim Berisha.

Gazetari italian ka shpërndarë foto dhe video nga takimi me Alvinin, ndërsa thotë se ai tashmë ndodhet i sigurt në Ambasadë ku po merr lejen për të udhëtuar drejt Italisë.

“Ky operacion u krye falë bashkëpunimit të policisë dhe qeverisë italiane dhe shqiptare, Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Një falënderim i veçantë shkon për diplomatët e Ministrisë së Jashtme me të cilët ne në “Le Iene” kemi qenë në kontakt të ngushtë për javë të tëra duke gjetur bashkëpunimin e njerëzve jashtëzakonisht të aftë, kompetent dhe profesional”, shkruan artikulli i medias italiane.

Mobilizimi për Alvinin nisi në 16 tetor përmes një kronike speciale të Luigi Pelazza, ku i bëhej apel qeverisë italiane dhe asaj shqiptare të merrnin masa urgjent për të shpëtuar jetën e vogëlushit. Lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Alvin Berisha u mor në Siri nga nëna e tij 5 vjet më parë, kur ishte vetëm 6 vjeç, ndërkohë atje mbeti shumë shpejt i vetëm pasi një predhë i mori jetën nënës së tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img