Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Ngriti Hollivudin ‘në këmbë’ pas dhjetëra akuzave për abuzim seksual, Harvey Weinstein shoqërohet nga policia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Disa muaj pasi i gjithë Hollivudi iu vendos kundër pas akuzave të shumta për abuzime seksuale me aktoret, regjizori i famshëm botëror Harvey Weinstein është shoqëruar për herë të parë në polici.

I rrethuar nga shumë efektivë, Weinstein ka parakaluar i qeshur përpra turmave që e shanin në drejtim të komisaritatit të Manhatanit në New York.

Ai ka zgjedhur të mos i përgjigjet asnjë gazetari, ndërkohë që pritet që për herë të parë të japë dëshminë e tij për të gjithë këtë katrahurë të çelur për shkak të akuzave të forta ndaj tij.

Karriera e Harvey Weinstein u shkatërruar plotësisht pasi aktorja amerikane Lucia Evans deklaroi pak muaj më parë se ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me regjizorin nga vetë ai, ndërsa pas thyerjes së akujve dhjetëra aktore të tjera shumë të famshme botërore treguan po të njëjtin skenar duke themeluar kështu lëvizjen #MeToo.

Më shumë

spot_img