Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ngritën skemë mashtrimi për të përfituar mikrokredi me dokumente false, arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohen për mashtrim.

Në pranga kanë rënë shtetasit Shahije Rroshi, 25 vjeçe dhe Leonard Alushi, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta persona kishin krijuar një skemë mashtrimi, me anë të së cilës rekrutonin persona të ndryshëm, kundrejt shpërblimit, duke i pajisur me dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të bërë të mundur përfitimin e mikrokredive nga këto institucione financiare. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud 21”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Merrnin kredi në subjekte financiare që japin mikrokredi, me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 2 shtetas.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fraud 21”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

Sh. Rr., 25 vjeçe dhe L. A., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi, me anë të së cilës rekrutonin persona të ndryshëm, kundrejt shpërblimit, duke i pajisur me dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të bërë të mundur përfitimin e mikrokredive nga këto institucione financiare. 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe vënien para drejtësisë edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Mashtrim me kredi”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img