Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ngrin” Shqipëria, në Tiranë temperatura zbret në -7 gradë, veriu në -17

Shkruar nga Newsbomb

Java e ardhshme do të jetë më e ftohta e këtij dimri, pasi i ftohti artik do të pushtojë të gjithë vendin. Rreshjet e dëborës nuk do të jenë prezente vetëm në veri dhe juglindje, por edhe zonat e ulta si dhe ato bregdetare.

Meterologët parashikojnë temperatura që do të arrijnë vlerën negative -17 gradë në veri, ndërkohë që trupi i njeriut percepton deri në -20 gradë celcius.

Kryeqyteti i vendit parashikohet që mëngjesin e së martës të ngrihet me një temperaturë -7 gradë, ndërsa Durrësi dhe Vlora në -4 gradë celcius.

E hëna, e marta dhe e mërkura do të jenë ditët më të ftohta të kësaj jave, megjithatë edhe në ditët në vijim ndonëse do të ketë një rritje të temperaturave, shifrat në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero. Në fundjave parashikohet kthimi i rreshjeve të shiut. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.