Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Ngrihet në Përmet një muzeum për "babain" e skulpturës shqiptare, Odhise Paskali

Shkruar nga Newsbomb

Nga Engjëll Serjani

Një muzeum përkushtuar "babait" të skulptures shqiptare, Skulptorit të Popullit Odise Paskali, është çelur në Qendrën Multikulturore të Përmetit. Dihet që Odhise Paskali ka lindur në fshatin Kozhan, Përmet më 22 dhjetor në vitin 1903 dhe këtij qyteti i ka munguar prej kohësh një muzeum me krijimtarinë dhe për jetēn e tij.

Artisti i Popullit, Odhise Paskali është cilësuar si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar. Fillimisht familja e tij u vendos në Koblarë dhe mësimet e para ai i mori nga i ati, që ishte prift dhe mësues në atë fshat. Më pas ai kreu shkollën fillore në qytetin e Përmetit, natyrisht  shume i vogël për talentin e tij të madh.

Me ndihmën e një miku artist arbëresh, në vitin 1916 shkon në Itali ku kryen liceun artistik dhe në 1920, filloi studimet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Universitetin e Torinos.

Por skulptura ishte dashuria dhe pasioni qe e tërhiqte dhe e beri te njohur që kur ishte ende student. "Nje nga kryeveprat e daltes se ti ishte skulptura “I Urituri”. "Ajo është vepra e parë në skulpturë e Odise Paskali dhe një nga kryeveprat e skulpturës shqiptare. Kjo vepër u realizua në 1924 në Torino. Deri në 1939 vepra gjendej në Pallatin Mbretëror. Më pas u mor nga Italianët dhe aktualisht nuk dihet ku ndodhet", tregon Skultori i Popullit Mumtaz Dhrami.

Për këtë vepër me vlerë vet Odise Paskali tregonte: “Jam frymëzuar nga plaku, që pashë të vdiste nga uria, në ullishtat e Vlorës, në vitet kur shqiptarët iknin nga Pogradeci, Përmeti e qytetet e tjera dhe gjenin strehim në Vlorë, nga ku kishin shpresë të kalonin në Itali".

Skulptura monumenrale ishte gjinia me e dashur e mjeshtit Odhise Paskali. Ai i dhuroi Shqipërisë disa nga veprat e personaliteteve të historisë kombëtare, si Skenderbeun, Ismail Qemalin, Çerçiz Topullin, Luftëtarin e Lirise, etj.

"Nje muze modest si ky që është çelur së fundi në Përmet per ketë kolos të skulpturës dhe artit shqiptar është shumë pak. Në shkrimet dhe botimet e tij vetë artisti i kombit O. Paskali ka hedhur idenë që këtu në Permet të ngriheh Muzeumi i Skulpturës Shqiptare", shprehet piktori përmetar Aleks Todhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu