Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Ngrica dhe akulli në rrugë, Qato porosi shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore, shërbimet janë në terren!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, iu ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes pasi në disa akse rrugore, kryesisht rurale e malore ka prezencë të akullit dhe ngrica, si pasojë e motit të ftohtë që ka përfshirë vendin tonë.

Në një deklaratë për mediet Qato tha se janë marrë të gjitha masat dhe se në zonat me risk do të ketë shtim të patrullimeve, ndërsa thekson se shoferët duhet të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore në akset problematike.

Deklarata e plotë:

Drejtori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit Drejtues i Parë Altin Qato, deklaratë për mediat në lidhje me situatën si pasojë e temperaturave të ulëta. Nisur nga situata e krijuar si pasojë e motit të keq, gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës me reshje dëbore në disa zona, si dhe nga temperaturat shumë të ulëta duke shkaktuar ngrica e akull, kryesisht në akset rrugore rurale malore, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për t’ju ardhur në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës në rast nevoje.

Shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, Forcat Shqiponja dhe ato të FLO-së, janë të gjitha në terren, në të gjithë vendin, duke monitoruar qarkullimin dhe për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në rast nevoje. Në zonat me risk, do ketë patrullime të shtuara nga Policia Rrugore për të orientuar drejtuesit e mjeteve.

Njëkohësisht Policia Rrugore po bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktuese, për mbajtjen pastër të rrugëve dhe për të pasur në gatishmëri mjetet borëpastruese në rast të prezencës së akullit apo dëborës në rrugë. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që në radhë të parë të shmangin lëvizjet e panevojshme kryesisht në zona malore ku ka prezencë të dëborës, ngricës e akullit.

  • Të vendosin gomat dimërore dhe të kenë me vete zinxhirët të gjithë ata drejtues mjetesh, që lëvizin në zonat ku ka prezencë të dëborës, ngricës e akullit.
  • Të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara apo udhëzimeve të shërbimeve të policisë për akse rrugore të veçanta, të tregojnë kujdes dhe të ruajnë distancën gjatë lëvizjes.
  • Të mos përdorin në asnjë mënyrë celularin, gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit dhe drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse.
  • Të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra në rrugë dhe të qëndrojnë në radhë në rast se në ndonjë segment rruge për arsye të ndryshme, mund të ketë qarkullim të ngadaltë apo ndalim qarkullim.

Policia Rrugore është prezente në rrugë në ndihmë të drejtuesve të automjeteve, kësaj radhe jo për t’i ndëshkuar, por për t’i ndihmuar me qëllim sigurinë e jetës. Për çdo problematikë dhe ndihme, telefononi në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital dhe policia do jetë menjëherë në ndihmën tuaj. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve që të kontribuojnë, që bashkërisht ta kalojmë edhe këtë situatë të vështirë të motit me temperatura shumë të ulëta, duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img