Shkencëtarët që studiojnë rajonin në Detin e Zi kanë paralajmëruar se mijëra delfinë kanë ngordhur, për shkak të luftës në Ukrainë.
Drejtori në Parkun Natyror Kombëtar të Tuzla Estuaries të Ukrainës tha se kafshët e ngordhura u panë në vijën bregdetare të disa vendeve, duke përfshirë Ukrainën, Bullgarinë, Turqinë dhe Rusinë.
Ivan Rusev shpjegoi se delfinët kanë ngordhur si pasojë e veprimeve ushtarake dhe shpërthimit të minave e bombave.
“Fati i delfinëve të Detit të Zi nga lufta është shumë i trishtuar dhe duhet një kohë e gjatë për të rikuperuar riprodhimin e tyre. Por, jam i sigurt se tani të gjitha krijesat e gjalla të Detit të Zi me energjinë e tyre të jashtëzakonshme, frymëzojnë ukrainasit e vërtetë drejt fitores”, tha Rusev.
Mediet e huaja publikuan fotografitë e shpërndara nga Rusev që tregonin delfinët e ngordhur të dalë në breg tëq detit.