Mçoku ngordhi më 29 gusht pasi shëndeti filloi të rëndohej çdo ditë e më shumë.
“Ne ndihemi sikur na janë thyer zemrat. Ai ishte djali ynë. U largua nga kjo jetë shpejt dhe është e pabesueshme. Ai vuante nga dhëmbët dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. E dinim që nuk do kthehej në shtëpi pasi e çuam te veterineri. Ishte trishtim që nuk e shprehnim dot. Nuk do marrim mace tjetër se nuk besojmë se mund ta kalojmë përsëri këtë gjë,”– thanë ata.
Macja Nutmeg ka hyrë në librin e Rekordeve Guiness duke mundur Scooter që ngordhi kur ishte 30 vjeç. Pronarët nuk e dinin që mbanin macen më të vjetër në botë derisa shkuan te veterineri. Mosha mesatare për një mace që të ndërrojë jetë është 15 vjeç, por Nutmeg e ka kaluar dyfishin e kësaj.