Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Ngjiti Shqipërinë në majën e Evropës, kampionia Luiza Gega del e pastër dhe në testet e dopingut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Atletja shqiptare Luiza Gega, kampione e Evropës në garën e 3000 metrave me pengesa, ka rezultuar e pastër në të gjitha testet e dopingut që ka zhvilluar. Lajmin e jep vetë kampionia shqiptare, e cila thotë se ka dalë e pastër.

Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund, zhvilluar në Mynih të Gjermanisë. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.

Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar. “E pastër”, shkruan ajo dhe ndan foton e mëposhtme me ndjekësit në rrjetet sociale.

Menjëherë pas ardhjes në Shqipëri, pas garës ku u shpall kampione, Luiza Gega është pritur në Kryeministri nga Edi Rama dhe është vlerësuar me medaljen “Kordoni i Madh i Yllit të Mirënjohjes Publike”. Të pranishëm ishin zyrtarë të lartë dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

“Vendosa të vij me ngjyrat kuqezi sepse ndihem më krenare se kurrë. Ndihem e nderuar dhe vlerësuar për këtë ditë”, u shpreh Gega në fjalën e saj. Para ceremonisë së vlerësimit, kampionia e Evropës në atletikë u prit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mes entuziazmit të qytetarëve.

Më shumë




spot_img








spot_img