COVID 19 tashmë ka pushtuar botën dhe Italia është një nga shtetet që po përballet egër me të.
Ka shkuar në 1016 numri i të vdekurve dhe 12 mijë e 839 numri i të infektuarve nga të cilët 1153 në gjendje kritike për jetën.
Ndërkaq, gazetari shqiptar i Le Iene, Taulant Kopliku, i karantinuar në shtëpi, shkruan referuar rrëfimeve të mjekëve në vendin fqinj se të moshuarit po vdesin të izoluar në dhomat e spitalit pa patur mundësi të japin përqafimin e fundit.
“Rrëfimet e orës së fundit të mjekëve dhe infermierëve të spitaleve italiane janë shokuese dhe të mbushura me dhimbje. Ata tregojnë për të moshuar që vdesin të izoluar në dhomat e spitalit, pa patur pranë asnjë të afërm për t’i dhënë përqafimin e fundit e duke kërkuar dëshpërimisht të shohin djemtë, vajzat dhe nipërit e tyre. Ata po vdesin në vetmi dhe po varrosen po ashtu në vetmi.
Sot u kapërcye numri 1000 viktima. Çdo fjalë më shumë është e tepërt”, shkruan Kopliku.