Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngjela reagon për tërmetin: Provë dhe test për të ardhmen tonë

Shkruar nga Newsbomb
Ngjela reagon për tërmetin: Provë dhe test për të

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas tërmetit që goditi vendin tonë, ku kanë mbetur të vdekur 17 persona. 

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se kjo fatkeqësia natyrore është shumë e madhe.

Sipas Ngjelës, gjesti i Kosovës në ndihmën drejt Shqipërisë, flet për shpirtin human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë mijëravjeçare që po rilind.

Më tej, avokati shton se shqiptarët, të gjithë bashkë duhet ta përballojmë këtë situatë , sepse është provë për të ardhmen tonë.

Statusi i plotë:

Fatkeqësia natyrore është shumë e madhe.
Ne shqiptarët, të gjithë bashkë, duhet të dimë ta përballojmë me dinjitet këtë situatë. Është provë dhe test për të ardhmen tonë.

Gjesti tejet human i shtetit shqiptar të Kosovës në ndihmën drejt Shqipërisë, flet për shpirtin human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë mijëravjeçare që po rilind.
Qetësi, arsye, guxim dhe qëndrim human për trajtimin e bashkatdhetarëve tanë që u goditën direkt nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore - ndihmë me çdo mjet...

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll