Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Ngjela: PS dhe PD bashkëpunojnë për t’i mbajtur listat e mbyllura, në 20 tetor nis punën BKH

spot_img

Lajme të ngjashëm

0e80d1194b21573a866d590afea8c4ca

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar situatën politike në vendin tonë, ku theksi ishte në hapjen e listave.

Ai është shprehur në “Abc News” se PS dhe PD po bashkëpunojnë për të mbajtur listat e mbyllura, ndërsa për Presidentin Meta tha se e ka humbur ekuilibrin dhe është pozicionuar krah opozitës.

Politika e lartë nuk e çan kokën fare për Kodin Zgjedhor. Halli i përbashkët të bashkon. Opozita parlamentare kërkon lista të hapura. Por këta nuk dalin asnjëri te listat e hapura. Se me listat e hapura hyjnë në lojë të tjera gjëra. I mjaftojnë 6 emisarë nëpër Shqipëri. Nuk rrëzohet PS-ja, bie kryetari. Unë mendova se Basha filloi të bënte politikë moderne. Tha lista të hapura 100%. Me ekuilibër e dini presidentin aktual. Dallohet që është i shqetësuar. Ka humbur ekuilibrin. As ai nuk u bë palë që i ikte koka, as Edinburgu nuk u bë palë kundër Hitlerit. Nuk bëhet presidenti palë”, tha Ngjela.

Ndërkohë ai është shprehur se BKH do të nisë punë nga data 20 tetor, ndërsa deklaroi se në sitën e drejtësisë do të kalojnë edhe krerë të lartë të vendit.

“Duhet të ecim në bazë të asaj që çdo popull meriton qeverinë që ka. Në qoftë se populli i do këta të korruptuarit le t’i mbajnë. Po të ketë filluar procesi për korrupsion, çfarë do të thotë populli. Nuk kontrollohen sa ke deklaruar. Ai mund të dalë i pafajshëm. Por zor se mund të dalësh i pafajshëm. Më thonë nga 20 tetori e tutje nis punën BKH. Janë dy prokurorë të Posaçëm që marrin pjesë në Komision. Ka filluar procesi”, tha ai.

Më shumë

spot_img