Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ngjela përplaset me Buzhalën: Mos më fyeni inteligjencën mua, Metën e arreston…

Shkruar nga Newsbomb

Avokati Spartak Ngjela dhe gazetari Berat Buzhala janë përplasur mbrëmjen sotme në emisionin ‘Open’.

Gazetari Buzhala tha se Rama po flet për arrestim të Metës, por avokati tha se kjo ndodh vetëm me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga debati:

Buzhala: Thonë do arrestohet sot, do arrestohet nesër

Ngjela: Kush mund të arrestojë Metën përveç Gjykatës Kushtetuese. Nuk e arreston presidentin Kushtetuta, por gjykata. Mos më fyeni inteligjencën mua. Meta do të përballet me Komisionin e hetimit parlamentar. Nuk është aq e lehtë sa mendoni. Është naiv që godet politikën ndërkombëtare në Shqipëri. Akuzën e ngre Gjykata e Lartë. Kush e arreston pa Gjykatë Kushtetuese

Buzhala: Disa thonë se do të ndodhë mrekullia të hënën, disa në shtator, të tjerë në janar.

Ngjela: Rama nuk ka gjë në dorë për arrestimin e Metës. E ka gjykata me ndërkombëtarët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll