Hapësire reklamuese

Politikë

Ngjela: Ndryshimet kushtetuese do votohen! PD flet kot se nuk ka vota, PS-ja bën gabim që bisedon me ata që kanë ikur nga Parlamenti

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_349189" align="alignnone" width=""]Spartak Ngjela[/caption]

Spartak Ngjela ka komentuar situatën aktuale politike në vend, përsa i përket votimit të marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimeve kushtetuese që priten të votohen më 30 korrik.

Në një intervistë për Oranews, avokati Ngjela "sulmon" PD duke e quajtur të pavlerë në këtë sfond politik aktual, pasi s'ka numra, s'ka vota. Votat i ka PS dhe opozita parlamentare.

Ngjela kritikon PD dhe LSI që hoqën dorë nga mandatet po ashtu dhe PS që bën bisedime me opozitën jashtëparlamentare.

Ngjela: Situata nuk është ndonjë problem por është frika e PD-së që e krijon këtë situatë. Këta harrojnë që parlamentarizëm do të thotë votë në parlament. PS nuk i ka votat në parlament për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit. E plotëson opozita parlamentare, por këta nuk e votojnë nëse nuk u plotësohet kërkesa  për ndryshimin e sistemit. PD flet kot, nuk ka numër. Çfarë ju duhet këtyre të PS-së që bëjnë bisedime me këta që kanë ikur nga Parlamenti? Ata kanë abuzuar me votën që ju kanë dhënë përkrahësit. Çfarë arritën duke ikur nga Parlamenti, arritën demokracinë? Jemi përballë kësaj situate. Do bëhet marrëveshja e 5 qershorit, do mbarojë dhe kërkesa që ka opozita parlamentare.

Edhe pse Rama përqafoi nismën e opozitës parlamentare për listat e hapura, Ngjela thotë se kryeministri në thelb nuk e do një gjë të tillë por nuk ka një zgjidhje tjetër.

Ngjela: Do të ishte një hap përpara drejt demokracisë. Në Shqipëri që nga viti 1991 është bërë vetëm 1 votim i lirë. Atë e ka bërë presidenti komunist ndërsa këta nuk kanë bërë asnjë votim i lirë pasi janë vetëm hajdutë votash. Duhet të kemi parasysh një gjë, pa një pushtet gjyqësor të pavarur nuk ka zgjedhje të lira. Po të ketë pushtet gjyqësor të pavarur të arrestojnë direkt. Ne presim Byronë Kombëtare të Hetimit të zhvillohet. Listat e hapura janë votat e popullit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll